GOSTIVARI SHËNOI DITËN BOTËRORE PA MAKINA

Komuna e Gostivarit me rastin e Ditës Botërore pa Makina organizoi defile në rrugët qendrore të qytetit.

Defileja filloi nga Pallati i Kulturës dhe përfundoi para objektit të Komunës së Gostivarit, kurse pjesëmarrës në këtë aktivitet ekologjik ishin nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, anëtarë të shoqatës “Sharri”, çiklistët e Lidhjes së Sporteve Shkollore dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq – Gostivar.

Pas mbarimit të defilesë, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i përgëzoi pjesëmarrësit për këtë aktivitet.

“Falënderoj nxnënësit e shkollave fillore dhe të mesme, organizatat joqeveritare siç është shoqata “Sharri”, LSSH-në dhe Kryqin e Kuq – Gostivar për këtë aktivitet që për çdo vit organizohet nga Komuna, e që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që sa më pak të përdorin automjete me qëllim të mbarojtjes së mjedisit dhe ajrit në qytet”, deklaroi kryetari Arben Taravari.