Filloi realizimi i një ndër projekteve më të rëndësishme për qytetin e Gostivarit

Sot filloi realizimi i një ndër projekteve më të rëndësishme për qytetin e Gostivarit siç është rikonstruktimi i rrugës “Ilindenska”.

Kjo rrugë po rikonstruktohet tërësisht, nga ish-Mulliri deri në daljen në magjistralen Gostivar – Tetovë, në gjatësi prej 1500 metrave.

Rruga “Ilindenska” një ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit, rruga e njohur si “Rruga e Tetovës”, do të transformohet në një rrugë me standarde bashkëkohore.

Gjatë vitit 2024 pritet të ndërtohen disa rrugë në gjithë territorin e Komunës së Gostivarit me theks të veçantë rrugët e qytetit.