Komuna e Gostivarit organizoi debat publik për Propozim-buxhetin për vitin 2024

Në hapësirat e Këshillit të Komunës së Gostivarit sot u organizua debati i parë publik për Propozim-buxhetin për vitin 2024 ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Debati publik u zhvillua në prani të qytetarëve, shoqërisë civile, bashkësive lokale të fshatrave, shoqatat rinore, klubet sportive dhe të gjitha palët tjera të interesuara që kontribuojnë me idetë e tyre për përpilimin e buxhetit të ardhshëm për Komunën e Gostivarit.

Nga Sektori i Financave pranë Komunës së Gostivarit theksuan se buxheti i vitit tjetër rritet për 10 për qind për shkak të realizimit të lartë të buxhetit të këtij viti që shkon drejt fundit.

Pas kalimit të të gjitha filtrave, Propozim-buxheti për vitin 2024 do të del për votim para këshilltarëve komunal në seancën e radhës.