Kupa Ballkanike e Shigjetarisë zgjodhi Gostivarin
Në parkun e madh të Gostivarit u mbajt gara finale në “Kupën Ballkanike të Shigjetarisë – Tozkoparan Iskender”.
Në këtë garë morën pjesë 100 garues shtatë vende të Ballkanit, respektivisht nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, dhe Kroacia.
Ngjarja u organizua nga Instituti “Yunus Emre” dhe Fondacioni Turk i Harkëtarëve dhe zhvillohet në kategori për femra dhe meshkuj.
Kjo garë vjen në qytetin tonë në kuadër të fushatës “Zgjidh Gostivarin”, e cila u fillua nga viti i kaluar për të promovuar qytetin. Me këtë rast, kryetari Arben Taravari vizitoi garuesit dhe hapi në mënyrë solemne fillimin e garave në shigjetari.