Kryetari Arben Taravari nënshkruan Deklaratën për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së sipërmarrësisë femërore

Gjatë ditës së djeshme 21.10.2022 në Komunën e Gostivarit u nënshkrua Deklarata për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së sipërmarësisë femërore në kuadër të Platformës nacionale për sipërmarësi femërore, qëllimi i së cilës është mbështetja dhe promovimi i sipërmarrësisë femërore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Deklarata u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe përfaqësueset e Platformës Kombëtare për Sipërmarrësinë e Grave.

Komuna e Gostivarit do të ofrojë mbështetje sistematike për zhvillimin e sipërmarrësisë së grave dhe krijimin e infrastrukturës për mbështetjen dhe zhvillimin e saj në komunitetin lokal.