Organizohen tre punëtori për krijimin e strategjisë lokale për rininë e Komunës së Gostivarit

Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në partneritet me SOS Detsko Selo RMV, Qendra Vullnetare Shkup dhe Forumi i Gruas Tetovë e zbatojnë projektin “Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të komunitetit”, financuar nga Bashkimi Evropean.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i cilësisë së zbatimit të politikave rinore bazuar në bashkëpunimin rrjetëzimin dhe pjesëmarrjen thelbësore të shoqërisë civile. Në kuadër të projektit ka nisur procesi i krijimit të strategjive lokale për të rinjtë në pajtueshmëri me Ligjin për Pjesëmarrjen e Rinisë dhe Politikat Rinore. Në koordinim bashkëpunimi me pushtetin lokal, do të krijohen strategji rinore në 4 komuna: Manastir, Gostivar, KarposhKise dhe Kisella Voda.

Sipas të lartëpëpërmendurës, ju ftojmë të merrni pjesë në tri punëtori në ambientet e Qendrës Burimore Rinore iCan, me një grup pune të paraparë në procesin e krijimit të strategjisë lokale për të rinjtë për Komunën e Gostivarit, në datat në vijim:

• 25.10.2022 (e martë), ora 12:00 – 16:00
• 28.10.2022 (e premte), ora 12:00
• 1.11.2022 (e martë), ora 12:00