Komuna e Gostivarit nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me “EUROTHINK”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me Qendrën për Strategji Evropiane “EUROTHINK”, nënshkroi Memorandum bashkëpunimi për kyçjen në projekt “Me këshillat komunale për prevenim kah bashkëpunimi më i mirë”.

Qëllimi kryesor i projektit është nxitja e proceseve të bashkëpunimit mes komunave, policisë dhe qytetarëve për avancimin e sjelljes së vendimeve participative në polici, duke fuqizuar funksionimin e këshillave lokale për preventivë (KLP). KLP paraqet trup për veprim të përbashkët të palëve të përfshira në lëminë e sigurisë, me karakter insfrastrukturor, komunal dhe socio-kulturor.

Sipas Memorandumit të nënshkruar, Komuna e Gostivarit do ta mbështesë “EUROTHINK” me konsultime gjatë krijimit të pyetësorëve për problemet lokale dhe nevojave të qytetarëve, publikim i rregullt i informacioneve për punën e Këshillave Lokale për Preventivë në ueb-faqe dhe rrjete sociale.

Kujtojmë se Projekti i nënshkruar sot nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari mbështetet edhe nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.