NJOFTIM

Komuna e Gostivarit do të jetë pjesë e një nga projektet e UNDP-së për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, projekt që do të finansohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim ndërkombëtar (Sida).

Pilot Komunat do të kenë përkrahje në përgaditjen e një studimi për konstatimin e burimeve të ndotjes në teritorin e komunës duke u bazuar në një monitorim 12 mujor që do të bëhet nga Universiteti “Goce Dellçev” Shtip.

Përgaditja e planit për zvogëlimin e ndotjes, Implementimi i 1-2 masa nga plani (psh.zëvendësimi i burimeve/ për nxehje nëpër shkolla/çerdhe,vendosje e paneleve solare,gjelbërimi i sipërfaqeve urbane, etj) si dhe masa për ngritjen e vetëdijes publike.

Nga Komunat pritet të sigurojnë kofinansim për aktivitetet që ndërlidhen me implementimin e masave konkrete për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të cilat do të caktohen prioritet në Plan, ndërsa ky aktivitet do të zbatohet në fund të vitit 2023 apo gjatë vitit 2024.