Kryetari i këshillit, Valbon Limani bashkë me këshilltarët tjerë vizituan aktivitet humanitar në Gostivar

Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në vigjilje të festës së Pashkëve, bashkë me këshilltarë tjerë komunalë, vizituan aktivitetin humanitar i organizuar nga Shoqata Humanitare “Trajçe Neshkovski”.

Aktiviteti humanitar u organizua nga fondacioni “Trajçe Neshkovski” me mbështetje të Komunës së Gostivarit, OK të Kryqit të Kuq – Gostivar dhe Qendra për Kulturë – Gostivar.