Kryetari Arben Taravari uron 1 Qershorin, Ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve që përkon edhe me 55 vjetorin e themelimit të kopshtit të fëmijëve “Gëzimi fëmijëror”, vizitoi shfaqjen e organizuar të fëmijëve. isha prezent në shfaqjen e organizuar të fëmijëve.

Kryetari Arben Taravari theksoi se gjatë qeverisjes 6 vjeçare, Komuna e Gostivarit ka investuar në infrastrukturën e çerdheve të qytetit dhe fshatrave në mënyrë që fëmijët të rriten në mënyrën e duhur dhe në të ardhmen, të jenë profesionistë që do ta ndërtojnë shoqërinë tonë.

“Gëzuar Dita ndërkombëtare e Fëmijëve. Ne si komunë kemi investuar dhe mundohemi sa më shumë të ndërtojmë infrastrukturën në çerdhe. Për 6 vite kemi përmirësuar kushtet në çerdhe në mënyrë që fëmijët të rriten në mënyrën e duhur dhe në të ardhmen të bëhen profesionistë që do ta ndërtojnë të ardhmen”, u shpreh kryetari Arben Taravari .

Kryetari Arben Taravari gjithashtu në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve vizitoi edhe ekspozitën e fëmijëve me nevoja të posaçme “Duart e Arta”.