Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Lidhjen e Sporteve Shkollore organizoi aktivitet sportiv në prag të përfundimit të vitit shkollor

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Lidhjen e Sporteve Shkollore në prag të përfundimit të vitit shkollor, organizuan aktivitete sportive në sporte elementare.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gostivarit, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëri thirrje që sa më shumë të inkurajohen të rinjtë në sport.

“Nuk ka aktivitet tjetër që bashkkon fëmijët më mirë se sporti. Në kohën e telefona të mençur, i nevojshëm dhe i domosdoshëm është sporti. Le t’i largojmë nxënësit nga teknologjia informative dhe t’i inkurajojmë sa më shumë në sport”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Paraprakisht, Agjencia për Rini dhe Sport siguroi dhe shpërndau rekuizita sportive për shkollat fillore të Komunës së Gostivarit.