Kryetari Arben Taravari takon përfaqësuesit e “Rudina Fest”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në zyrën e tij përfaqësuesit e Këshillit organizativ të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Rudina Fest”.

Kryetari Arben Taravari falënderoi mysafirët për organizimin e shkëlqyer të festivilit i cili tashmë për të tretin vit radhazi e shënon Gostivarin në hartën botërore të festivaleve.

Në takim kryetari Arben Taravari bashkëndau mendimin se vitin e ardhshëm do të ketë organizim edhe më të madh të “Rudina Fest” në kuadër të fushatës Zgjidh Gostivarin.