Demant në lidhje me trajtimin e qenve endacak

Komuna e Gostivarit është në luftë të përditshme me qentë endacak. Përskaj trajtimit të tyre, ballafaqohemi edhe me dukurinë e sjelljes së qenve nga vende tjera, për çka kemi denoncuar disa herë. Gjithashtu kemi bërë edhe thirje që ky problem që vë në rrezik qytetarët tanë, të trajtohet si problem në nivel nacional dhe të gjindet zgjidhje.

Demantojmë kategorikisht shkrimet dhe pretendimet nga persona të ndryshëm nëpër rrjete sociale që sjellin shqetesim pa vend, dhe i sigurojmë qytetarët e komunës sonë dhe organizatat e ndryshme, se qentë e kapur trajtohen sipas rregulloreve dhe rekomandimeve të parashtruara.

Qeverisja jonë ka dëshmuar se i jep rëndësi të veçantë trajtimit të qenve endacakë, duke adaptuar dy stacionare, si dhe angazhimin e një kompanie që i trajton dhe vaksinon të njëjtit. Personat që ngjallin dyshime dhe shqetësim tek qytetarët me publikime të ndryshme pa fakte dhe argumente në rrjete sociale, do të denoncohen për shpifje pranë organeve kompetente.