OSBE, SPB dhe Komuna e Gostivarit implementojnë projektin “Thuaji JO gjuhës së urrejtjes”

28.11.2017

OSBE dhe Reparti për preventivë pranë SPB – Tetovë, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, filluan implementimin e projektit preventiv-edukativ “Thuaji JO gjuhës së urejtjes”.

Me këtë projekt dë të përfshihen nxënësit e viteve të para të katër shkollave të mesme publike të Gostivarit të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

“Projekti do të realizohet gjatë kësај dhe muajit të ardhshëm, ndërsa në kuadër të tij do të mbahen ligjërata speciale nga nëpunës të trajnuar profesional në fushën e përmirësimit të mirëkuptimit ndërmjet nxënësve me përkatësi të ndryshme etnike”, njofton znj. Aslian Snopçe – përgjegjëse e Departamentit për arsim.

Pas përfundimit të ligjëratave, do të shpallet konkursi letrar në temë “Jeto në harmoni me të tjerët”, ndërsa veprat e përzgjedhura si më të mira, do të prezantohen në një ekpozitë të veçantë, që do të ketë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për rëndësinë e tolerancës dhe respektit në mjediset etnikisht të përziera.

Shërbimi për informim