Vazhdon vendosja e ndriçimit publik në këndet e lojërave në Gostivar

13.06.2018

Pas hapjes së këndit të ri të lojërave te parku i madh i qytetit, përballë Gjykatës në Gostivar, është vendosur edhe ndriçimi.

Komuna e Gostivarit e pa të arsyeshme vendosjen e ndriçimit, shkaku asaj se këndi për fëmijë në anën tjetër të parkut, në afërsi të Kadastrës, pas vendosjes së ndriçimit shfrytëzohet edhe në orët e mbrëmjes dhe nuk dëmtohet nga personat e pandërgjegjshëm gjatë natës.

Shërbimi për informim