“Freski kuranore” për mërgimtarët e Gostivarit
25.07.2018
Në kuadër të manifestimit “Mirësevini mërgmitarë” mbrëmë në amfiteatrin veror në Gostivar, u mbajt Koncerti me ilahi “Freski kuranore”.
Aktivitetit u realizua nga Sektori i Femrës Myslimane” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit.
Në ngjarje morën pjesë myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e tij, zëdhënësi i komunës së Gostivarit Jasin Demiri dhe udhëheqësja e Sektorit për veprimtari publike Aslian Snopçe.
Kuran lexuan mr. Ensar Sinani dhe prof. Imer Alili, monolog mbajti Hafsa Rushiti, ndërsa ilahi interpretuan Korri i Myftinisë, Alja Xhemaili, Azra Rushtii dhe Esra Ameti.
Manifestimi “Mirësevini Mërgimtarë” mbahet nën patronazhin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe me mbështetje financiare edhe të Ministrisë së Kulturës.
Sonte në agjendë është eventi “Natë e veçantë për fëmijë të veçantë” që do të mbahet po ashtu në amfiteatrin veror me fillim në ora 18:00, ngjarje kjo që u kushtohet fëmijëve me nevoja speciale dhe që ka edhe karakter humanitar.
Shërbimi për informim