Gostivar, për dy vite e gjysëm është ndërtuar 45 kilometra kanalizim.

,

Lazami: Edhe në rrethana të jashtëzakonshme përmirësojmë iunfrastrukturën e cila do t’i mbetet trashigimi gjeneratave të reja

Me qindra metra rrjetë i ri i kalanizmit është duke u ndërtuar aktualisht në territorin e Komunës së Gostivarit. Paralelisht punohet në dhjetë vendbanime të ndryshme, ndërsa punën në terren i kryenë NP “Komunalec”.

Makineria punuese sot ishte vendosur te lagja rome në rrugën e “Balindollit”, e cila mbi gjashtë dekada ka qenë në pritje të këtij investimi. Zhvillimin e punimeve nga afër e ka ndjekur drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami, i cili tha se për shkak të periudhës zgjedhore, punimet janë shtyre, por premtoi se rrjeti i ri i kalalizimit do të jetë gati para festës së Bajramit.

“Në këtë lagje thuajse nuk ka ekzistuar kanalizim. Ka pasur disa gypa të vendosura të cilat këto banorë me vetë-iniciativë i kanë vendosur dikur. Siç thonë edhe ata vetë, mbi 60 vite nuk kanë pasur kanalizim. Ne para zgjedhjeve kishim plane për të filluar me punë në këtë kanalizim, por nuk deshëm të fillonim atëherë që mos jemi populist para zgjedhjeve, dhe vendosëm menjëherë pas zgjedhjeve që t’i bëjmë këto punë për të cilat këta njerëz kanë pasur vështirësi të mëdha, ndërsa flasim për gjëra elementare për jetesë. Merreni me mend kanalizim nuk kanë pasur. Këtu siç e shihni për shkak të vendit të ngushë makineria nuk mund të futet, dhe kjo punë tërëisht bëhet me dorë. Pra, bëhet kanalizimi i ri i gjithë lagjeve ku do të kenë qajse të gjithë banorët. Këtu do të vendosen edhe puseta të reja, gypa të rinj, do të tamponohet dhe do të bekatonizohet e tërë kjo rrugicë. Prej këtu, do të kalojmë te pjesa tjetër e lagjes së romëve, pasi edhe atje paraqitet i njejti problem, pra s’ka kanalizim. Pastaj ajo do të lidhet me pjesën kryesore të rrugës te mobileria “Fatina”, pra edhe ajo pjesë do të bëhet me kanalizim”, tha drejtori i NP “Komunalec” – Gostivar, Isak Lazami.

Banorët shprehen falenderues për këtë investim ndaj Komunës së Gostivarit dhe ndërmarrjes “Komunalce” dhe thonë se në lagjen e tyre janë mbi 20 shtëpi që do të kyçen në rrjetin e ri të kanalizimit. Rruga pas përfundimit të punimeve do të shtrohet me pllaka bekatoni në një sipërfaqe prej rreth 200 m2.

“Është një punë e shkëlqyer pasi ne vërtetë kemi pasu problem të madh me kanalizimin. Zoti i shpërbleftë ata të cilët kanë ndërmarrë iniciativë, pasi edhe këta njerëz janë pjesë e kësaj shoqërie. Unë këto jam rritur, sot kam 60 vjet dhe jam tej mase i lumtur për këtë investim. Iniciativë vërtetë e mirë dhe e qëlluar nga ana e drejtorit të “Komunalec” dhe kryetarit të komunës, z. Taravari”, tha njëri nga banorët e kësaj lagje.

“E vlerësojmë shumë këtë investim dhe të gjithë jemi mirënjohës, pasi fqinjët tanë me vite kanë pasur probleme për shkak të kanalizimit. U jemi falenderues kryetarit të komunës, z. Taravari dhe drejtorit të “Komunalec”, z. Lazami, pasi këtë kanalizim e kemi pritur një kohë të gjatë, mbi 60 vite”, shprehet një banorë tjetër i kësaj lagje.

Këshilltari për çështje rome i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Bari Abduli, tha se ajo që ishte premtuar për popullatën rome gjatë vitit të kaluar me përpilimin e Programës Zhvillimore të Komunës së Gostivarit, sot bëhet realitet.

“Atë që kemi premtuar dhe punuar gjatë vitit 2019-të me ndihmën e kryetarit të komunës dhe drejtorit të ndërmarrjes publike “Komunalec”, jemi duke e realizuar. Për 2020-tën ishin vendosur disa projekte në programën zhvillimore të Komunës së Gostivarit. Mesin e tyre ishte edhe rruga e “Balindollit”, kjo pjesë e cila ndodhet pas meje. Pas mbarimit të kësaj pjese, do të vazhdojmë me pjesën tjetër ku jetojnë 99 përqind popullatë rome. Ndërkohë, kemi përfunduar me procedurën tenderike në rrugën “Banjeshnica”. Kur flasim për prioritetet e romëve, këto ishin kyçe e që i kërkoi vetë popullata rome”, tha Adbuli.

Drejtori Lazami potencoi se edhe përskaj krizës së shkaktuar nga pandemia, projektet nuk përfundojnë këtu dhe sqaroi se paralelisht punohet edhe në vendbanime tjera në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit.

“Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrja komunale, tash për tash kur flasim, punon në disa vedbanime. Jemi në kilometrin e katërt të punimeve në Çegran, përfunduam me një pjesë të kanalizimit në Banjicë të Poshtme dhe të ujësjellësit, po punohet në Banjicë të Epërme për përfundim të krahut të fundit të kanalizimit, në Çajlë po punohet në pjesën finale të kanalizimit, në Turçan të Madh dhe Llapushnik ku ende nuk ka përfunduar projekti dhe punohet në pjesën e fundit të kanalizimit me gjatësi prej 700 metra. Me një fjalë jemi shpërndarë gjithandej, dhe me këtë dinamikë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi më tej drejtori Lazami.

Ndryshe, për dy vite e gjysëm Komuna e Gopstivarit dhe NP “Komunalec” kanë ndërtuar mbi 45 mijë metra rrjetë të ri kanalizimi dhe të ujësjellësit në territorin e Gostivarit.