Gostivar, vazhdon dezinfektimi i ndërtesave kolektive

Vazhdojmë me dezinfektimin e banesave kolektive në Gostivar. Kjo masë e cila nisi nga mesi i muajit mars të këtij viti, vazhdon edhe sot e kësaja dite si preventivë nga virusi korona me kërkesë të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Dezinfektimin e kryen ndërmarrja publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” dhe përfshinë të gjitha hyrjet e ndërtesave, korridoret me shkallët dhe dyert hyrëse të banesave. Për këtë shërbim pranë NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” është formuar ekip specila për kryerje të dezinfektimit”, thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit.

Procedura zhvillohet në bashkëpunim dhe kërkesë të vetë banorëve, sidomos në ato objekte ku konfirmohet se ka pasur ose ka banorë të prekur nga Covid 19.

I lusim qytetarët të kërkojnë ndihmën tonë, konkretisht të bëhet dezinfektimi nëse në hyrjet e tyre ose banesat kolektive ku ata jetojnë, ka raste pozitive me virusin korona.