Gostivari duhet të shërbejë si shembull i bashkëjetesës në vendin tonë

CIVIL organizoi punëtori në Gostivar me temë: “Pjesëmarrja në bërjen e politikave, forcimin e vetëdijes publike dhe promovimin e vlerave evropiane, multikulturalizmin dhe mos-diskriminimin në nivelin lokal”.

Para të pranishmive sqarova se Gostivari është shembull që duhet ti shërbejë shtetit kur vjen fjala për bashkëjetesë mes kulturave të ndryshme.
Ne kemi motivuar dhe mobilizuar shoqërinë gjatë mandatit tonë që të krijojmë modele të suksesshme për pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal në këto fusha jashtëzakonisht të rëndësishme.

Punëtoria ishte pjesë e projektit “Perspektivat Evropiane” të zbatuar nga CIVIL me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.