Projektojmë të ardhmen bashkë!

Debat publik me organizatat joqeveritare, këshilltarë, biznes komunitetin, qytetarë – Agjenda:

  • Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2022
  • Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP 2) dhe Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik

Salla e Këshillit Komunal në Gostivar më 21.12.2021, me fillim në ora 16.00

Ftohen qytetarët, shoqëria civile, shoqatat rinore, klubet sportive dhe të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me idetë e tyre në përpilimin e buxhetit të vitit të ardhshëm për qytetin e Gostivarit.