Në hapësirat e Komunes së Gostivarit, u mbajt sot prezantimi i Panairit të ardhshëm të biznesit për prodhues nga Gostivari.

Kjo si rrjedhojë e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Agjencinë e marketingut dhe menaxhimit Eurostep, me qëllim organizimin e një panairi më 21 dhe 22 maj 2022 në Gostivar, ku do të marrin pjesë persona juridikë nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor, me qëllim të lidhjes së marrëveshjeve për bashkëpunim me persona juridikë të Gostivarit, rritje të kapaciteteve prodhuese, import/eksport të produkteve dhe investime të huaja.