Vazhdohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe “Demokracy Lab”

Vazhdohet edhe për katër vite bashkëpunimi mes “Democracy Lab” dhe Komunës së Gostivarit për Qendrën Rinore dhe të Komunitetit në Gostivar “YCC”.

Në këtë drejtim gjatë ditës së djeshme u nëshkrua Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Shoqatës për avancimin e demokracisë – Democracy Lab dhe pushtetit lokal.

“Ky Memorandum Bashkëpunimi parasheh vazhdimin e mbështetjes financiare nga Komuna e Gostivarit për edhe për 4 vitet e ardhshme. Memorandumin e nënshkruam së bashku me drejtorin e Democracy Lab, Sefer Selimi”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kjo qendër gjatë katër viteve të kaluara ka pasur mbi 14.000 vizitorë dhe ka organizuar më shumë se 350 ngjarje të ndryshme.

Për të nxitur dhe rritur më tej punën e saj, planifikohet që qendra të ridizajnojë programet e saj dhe të angazhojë edhe më shumë të rinj nga Gostivari dhe zonat përreth. Programet do të modifikohen dhe avancohen për të adresuar kontekstin e ri dhe sfidat me të cilat po përballet sot rinia e Gostivarit, ndërsa ajo do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë banorët e Gostivarit sikurse deri më tani.