Komuna e Gostivarit prezantoi propozim buxhetin e vitit 2023 para qytetarëve

Komuna e Gostivarit ka vazhduar edhe sivjet me praktikën e prezantimit të Buxhetit para qytetarëve, para se ai t’i përcillet Këshillit të Komunës për miratim. Në këtë formë rritet niveli i transparencës në punën e Komunës së Gostivarit dhe qytetarët bëhen faktorë aktivë duke u përfshirë në debatet të cilat drejtpërdrejti prekin interesat individuale, grupore dhe kolektive të qytetarëve.

Në cilësinë e përpluesit, Buxheti i vitit 2023 u prezantua nga Imer Memedi nga Departamenti për buxhet dhe kontroll. Ai tha se buxheti i vitit të ardhshëm parashihet të peshojë 1.257.300.000 denarë apo 85.096.000 denarë më shumë se buxheti i vitit të kaluar, shprehur në për qindje, 14,8 për qind më shumë.

Sa u takon investimeve kapitale, theksi vendoset në infrastrukturën rrugore, shkollat dhe çerdhet e qytetit. Investime të ngjashme pritet të ketë edhe nëpër fshatra.

Pjesëmarrësit në këtë prezantim, sidomos kryetarët e Bashkësive lokale, shpalosën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre rreth buxhetit. Propozimet më të arsyeshme do të merren në konsideratë, do të shqyrtohen dhe sipas mundësisë do të përfshihen në propozim-buxhetin e Komunës për vitin 2023.