U mbajt seanca konstituive e Kuvendit Lokal të të Rinjve

Sot në hapësirat e Qendrës rinore YCC në ora 11:00, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit Lokal të të Rinjve

Nga radhët e Kuvendit Lokal të të Rinjve u zgjodh dhe u votua një komision me tre anëtarë, i cili është përgjegjës për monitorimin e procesit të përgjithshëm të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Rinor Lokal.

Në mbledhjen konstituive të Kuvendit Lokal të të Rinjve, për Komisionin u zgjodhën kryesuesi dhe dy anëtarë të tjerë, ndërsa mandati i anëtarëve të Kuvendit Lokal të të Rinjve, duke përfshirë edhe kryesuesin, zgjat për dy vjet me të drejtë për t’u zgjedhur edhe një herë.

Në mbledhjen konstituive, Kuvendin Lokal i të Rinjve morri vendim për formimin e komisionit, i cili deri në mbledhjene ardhshme të Kuvendin Lokal të të Rinjve duhet të përgatisë Rregulloren e punës së Kuvendit.

Për Komunën e Gostivarit të rinjtë e qytetit vazhdojnë të mbeten prioritet, kurse Kuvendi Lokal i të Rinjëve do të jetë përfaqësuesi i të rinjëve në oragnet e komunës.