Kryetari Arben Taravari takon drejtorin rezident të Institutit Nacional Demokratik, Scott Heaslet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani pritën në takim drejtorin rezident të Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Scott Heaslet i shoqëruar nga Aleksandra Cvetkovska, drejtore e programeve dhe Ana Angelovska, menaxhere e programeve.

Kryetari Arben Taravari falënderoi NDI-në për bashkëpunimin shembullor dhe përkrahjen e vazhdueshme përmes projekteve të zbatuara në Komunën e Gostivarit.

Po ashtu u theksua se Komuna e Gostivarit është lidere në nivel vendi sa i përket inkluzivitetit dhe gjithërpërfshirjes, veçanërisht barazisë gjinore dhe se shumë departamente të rëndësishme të komunës udhëhiqen nga gratë.

Në takim u theksua edhe roli kyç i Këshillit të komunës së Gostivarit në këto fusha, ndër tjera përmes themelimit të Komisionit për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, forcimit të pjesëmarrjes së të rinjve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit në marrjen e vendimeve në interes të qytetarëve.