Komuna e Gostivarit me aktivitete të ndryshme mbrojtjen e mjedisit jetësor

 

Komuna e Gostivarit gjatë ditëve në vijim, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, do të shënojë dy ngjarje me rëndësi të veçantë për komunën.

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në mbledhjen e radhës 25 prill, Këshilli i Komunës së Gostivarit përveç tjerash në rend të ditës ka edhe miratimin e planit katër vjeçar për Përmirësimin e cilësësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Gostivarit.

Plani është përpiluar nga kompania e specializuar “Technolab” Shkup dhe sipas këtij plani janë paraparë shumë masa dhe aktivitete për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në këtë periudhë katër vjeçare.

Po ashtu me të njëjtin propozim, më 13 maj, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën MAM (Njeriu dhe Maket), do të zhvillojë aksion të gjerë pastrimi në qytet me moton “Pastrim në fundjavë”.