Kryetari Arben Taravari priti në takim delegacionin e SECO-s

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit të Gostivarit, Valbon Limani sot pritën në takim zëvendës udhëheqësin e Departamentit për financim të infrastrukturës të SECO – Saniel Bruderer, i shoqëruar nga drejtoresha për RMV – Stanisllava Dodeva, projekt-menaxheren për Maqedoninë e Veriut – Marisa Rouss dhe Carmen Thonnissen – këshilltare për ujëra dhe mjedis jetësor pranë Ambasadës së Zvicrës.

Qëllimi i vizitës ishte inspektimi i punimeve të fazës përfundimtare, pasi që projekti SECO po shkon drejt përfundimin. Temë diskutimi ishte edhe deponia rajonale Rusino, ku drejtori Besim Dogani i informoi për rrjedhën e punimeve dhe investimet që janë bërë në këtë deponi.

Kryetari Arben Taravari falënderoi delegacionin e SECO-s për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen financiare për Gostivarit.

Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe pas mbylljes së projektit në fjalë, nga i cili përfitimi është shumë i madh për gjithë qytetin tonë.