Komuna e Gostivarit dhe komunat e Pollogut themeluan Departament për menaxhimin e ujërave dhe rreziqeve nga përmbytjet në Pollog

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me kryetarët tjerë të komunave të Pollogut themeluan Departament për menaxhimin e ujërave dhe rreziqeve nga përmbytjet në rajonin e Pollogut.

Ky departament u miratua nga të gjitha këshillat komunale, ndërsa sot u zyrtaryzua formimi i kësaj njësie.

Projekti për formimin e këtij departamenti është në bashkëpunim me UNDP-në dhe u nënshkrua sot në Tetovë me gjithë kryetarët e komunave nga rojoni i Pollogut.