Lajmërim për kryerjen e dezinsektimit hapsinor nga toka ne teritorin e Komunës së Gostivarit

Me datë 07.08.2023 vit. SH.T.P.SH PRONTTO shpkpv në bashkëpunimm me Komunën e Gostivarit do t’a realizoj dezinsektimin e parë nga toka në teritorin e Komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkojave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas ora 24:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Në bazë të planik paraprakisht të pregatitur për dinamikën e aktiviteteve, specifikacion Teknik do të kalohet të gjitha lokacionet e përmendura në kërkesën për mbledhjen e ofertave. Për dezinsektim do të përdoret preparati AKVA K-OTHRINE 2 EW i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesti për përdorim edhe atë 50 ml/1l.

Komuna në kohë duhet t’i informon qytetarët për kohën dhe mënyrën e kryerjes së dezinsektimit dhe për masat mbrojtëse që ata duhet t’i ndërmarin, e me theks të veçantë duhet të informohen kultivuesit e bletëve që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e të njejtave.