Kryetari Taravari viziton Shkollën e Mesme Teknike në Gostivar, përuron punëtorinë e re

,

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari së bashku me ministren e Ekologjisë, Kanja Shukova mori pjesë në hapjen solemne të punëtorisë “Progres” pranë Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar.

Kjo punëtori, e para e këtij lloji në nivel të shtetit tonë, do të shërbejë për riparim të aparaturave dhe pajisjeve të ndryshme shtëpiake dhe për punë praktike të nxënësve të kësaj shkolle.

Krahas riparimit dhe punës praktike, kjo punëtori multifunksionale, ka për qëllim që të nxisë qytetarët që pajisjet e vejtra t’i riparojnë në vend që t’i hedhin, me çka do të kontribuojmë në zvogëlimin e mbeturinave në komunën tonë. Kjo do të shërbejë edhe për zhvillimin dhe ruajtjen e kohezionit në nivel lokal.

Kujtojmë se Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka investuar në arsim, posaçërisht në Shkollën e Mesme Teknike për shkak se investimit në arsim janë investime në të ardhmen.