Shënohet 100 vjetori i lindjes së Çede Filipovskit në Gostivar

Në qendër të Gostivarit, aty ku qëndron përmendorja e tij, Komuna e Gostivarit shënoi 100 vjetorin e Çede Filipovskit i cili luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me këtë rast, ndaj të pranishmëve foli edhe sekretari i Komunës së Gostivarit, Zoran Krajovski i cili mes tjerash theksoi se në Gostivar mbijeton bashkëjetesa dhe paqja.

“Një kujtim që sfidon kohën dhe harresën, më së shumti edhe për shkak të respektit dhe bashkëjetesës, më duket i veçantë vetëm për qytetarët e Gostivarit, si një mjedis i veçantë multietnik dhe multikonfesional që nuk ndihet, nuk njihet dhe nuk mbijeton aq shumë dhe spontanisht në një vend tjetër”, tha Krajoski.

Ndryshe, Propozimi për organizimin e kësaj ngjarje kulturore u miratua nga Këshilli Komunal dhe u vendos në Programën vjetore për Kulturë.