Fillojnë punimet të pjesës së dytë të rrugës Zdunjë – Debresh

Tashmë kanë filluar matjet dhe punët parapërgatitore të pjesës së dytë të rrugës Zdunjë – Debresh, në pjesën e fshatit Zdunjë ku parashihet asfaltim në gjatësi prej 1.300 metrave.

Krahas asfaltimit të rrugës, segmeti i dytë përfshin edhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Zdunjë.

Pjesa e parë përfshinte punimet për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Debresh – Zdhunjë, nga pjesa e fshatit Debresh.

Funksionalizimi i plotë sipas standardeve i kësaj rruge do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në rrugët hyrëse të qytetit.