Kryetari Arben Taravari pret në takim ambasadoren gjermane, Petra Drexler

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler.

Në takim u bisedua rreth projekteve të realizuara në Komunën e Gostivari si partneriteti i SHFK “Ismail Qemali” me Goethe Institute, zhvilimin e sportit dhe aktiviteteve me shkollat që realizohen me GIZ-n gjerman si dhe Memorandum bashkëpunimin për shkëmbimin e nxënësve me qytetin e Oberhausen.

Po ashtu u vizitua Qendra për Autizëm “Blue Puzzle” ku u promovua këndi i lojërave që u financua me mjetet e Ambasadës së Gjermanisë si dhe Qendrën për resurse “ICan”.