Prej të hënës, Zyra e mërgimtarëve do të punojë me orar të zgjatur

Tash kur mërgimtarët tanë kanë filluar të vijnë në vendlindje për të kaluar pushimet vjetore dhe kur fluksi i tyre do të rritet vazhdimisht në tre javët e ardhshme, Zyra e Mërgimtarëve pranë Komunës së Gostivarit do të fillojë të punojë me orar të zgjatur.
 
Prej të hënës (05.07.2021) kjo Zyrë që gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit, do të punojë me orar prej në 08:00 deri në 18:00, çdo ditë pune.
 
Presim që sivjet numri mërgimtarëve që do të vijnë në vendlindje të jetë dukshëm më i madh, andaj atyre ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19