Thirrje publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzim të propozim projekteve (ReLOaD2)

KOMUNA E GOSTIVARIT NË PARTNERET ME PROGRAMIN ZHVILLIMOR TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNDP) SHPALL:
THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIM TË PROPOZIM PROJEKTEVE NË KUADËR TË PROGRAMIT RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

Projekti Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor2 (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë shtete/territore të Ballkanit Perëndimor. Projekti do të zgjasë deri në dhjetor 2024 dhe synon të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe proceset e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duke forcuar shoqërinë civile për pjesëmarrjen e saj aktive në procesin e vendimmarrjes.
Projekti ReLOaD2 përfshin 8 komuna: Manastir, Veles, Gjevgjeli, Gostivar, Kriva Pallankë, Koçan, Kumanovë dhe Ohër.
Komuna e Gostivarit dhe projekti ReLOaD2 ftojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile që të dorëzojnë propozim-projekte që janë në përputhje me qëllimet zhvillimore të Komunës së Gostivarit dhe të cilat mbulojnë këto fusha prioritare:
1. ARSIMI

Programet për Arsim Joformal (Mësimi i Përjetshëm) dhe projektet për arsimimin e popullsisë;

2. MJEDISI JETËSOR

Promovimi dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në territorin e komunës së Gostivarit;

3. TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT, MOSDISKRIMINIMI DHE PËRFSHIRJA SOCIALE
3.1. Përfshirja sociale e kategorive të cenueshme të qytetarëve, sidomos të fëmijëve pa prindër, të personave me nevoja të posaçme dhe të personave pa dokumentacion personal;
3.2. Parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje, në shkollë dhe në rrugë;
3.3. Mbrojtja shëndetësore e familjeve socialisht të rrezikuara.
3.4. Mbështetja e aktiviteteve për shëndetin psikofizik dhe mendor si përgjigje e Covid dhe krizës ekonomike.

4. PUNËSIMI DHE ZHVILLIMI EKONOMIK LOKAL

4.1. Inkurajimi i aktiviteteve dhe programeve nga fusha e punësimit dhe vetëpunësimit, sidomos për banorët që kanë vështirësi të punësohen: personat me nevoja të posaçme, personat nën moshën 30-vjeç, personat në moshën mbi 50-vjeç me theks të veçantë mbi gratë, personat pjesëtarë të komunitetit rom;
4.2. Realizimi i aktiviteteve dhe programeve për zhvillimin e turizmit alternativ (malor), sidomos çiklizmit dhe alpinizmit në zonën e Malit Sharr dhe Malit të Тhatë;
4.3. Mbështetja e projekteve dhe aktiviteteve për zhvillimin, nxitjen dhe promovimin e produkteve bujqësore dhe frutave në rajonin e Gostivarit, si dhe aktiviteteve të edukimit në kultivimin e prodhimtarisë organike.

5. KULTURA DHE ARTI, TË RINJTË DHE SPORTI

5.1. Afirmimi i traditës dhe trashëgimisë kulturore të komuniteteve në territorin e Komunës së Gostivarit;
5.2. Shtytja e vullnetarizmit në mesin e të rinjve;
5.3. Organizimi i aktiviteteve të ndryshme për zhvillimin dhe avancimin e sportit në territorin e Komunës, përmes aktiviteteve sportive-rekreative për qytetarët, posaçërisht për të rinjtë dhe për personat me nevoja të posaçme.
5.4. Reduktimi i intolerancës ndëretnike dhe promovimi i bashkëjetesës mes të rinjëve.
Shuma e mjeteve për projektet e miratuara do të variojë nga 307.000,00 denarë deri në 1.845.000,00 denarë.
Organizatat e shoqërisë civile lejohen të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim, nëse shuma totale e ndarë nuk i kalon 3,690,000,00 MKD për të gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD2 (deri në dhjetor 2024).
Komuna e Gotivarit dhe UNDP-ja rezervojnë të drejtën që të mos ndajnë mjetet në dispozicion nëse projekt propozimet nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Projektet mund të zgjasin nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga mars i vitit 2023 deri në muajin shkurt të vitit 2024.

PËRSHTATSHMËRIA :

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara zyrtarisht (shoqatat/organizatat apo fondacionet) në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet.
Të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kërkesat e aplikimit dhe kriteret e financimit të projekteve në Udhëzimet për Aplikantët, të cilat janë pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike (Aneksi 10).

DOKUMENTACIONI:

Thirrja Publike do të zgjasë nga 07.11.2022 (nga ora 9:00) deri më 05.12.2022 (deri në ora 15:00). Dokumentacioni i Thirrjes Publike për Komunën e Gostivarit mund të sigurohet me dërgimin e kërkesës me emrin e organizatës së interesuar në e-mail adresën në vijim: dashmir.osmani@gostivari.gov.mk dhe azra.sadiku@live.com ose personalisht në adresën e mëposhtme:
:
Komuna e Gostivarit
Bulevardi Braqa Gjinoski, nr. 61
Kodi postal: 1230 Gostivar

Informatat relevante, si dhe versioni elektronik i gjithë pakos për aplikacionin mund të shkarkohen nga: www.gostivari.gov.mk . si dhe në faqen e internetit të UNDP-së ( www.mk.undp.org ).
Takim informativ (“ditë e hapur”) me parashtruesit potencial të projekteve në komunën e Gostivarit më 09.11.2022, me fillim nga ora 10:00 në i Can (rruga JNA).
Trajnimet për organizatat e interesuara të shoqërisë civile do të mbahen më 09.11. dhe 11.11.2022 në hapësirat e i Can. (rruga JNA).
Seancat e mentorimit do të mbahen online, në datat më 16,21,28.11 dhe sesioni i fundit më 02.12.2022 (gjithsej 4 ditë për të gjithë kohëzgjatjen e thirrjes).
Pyetjet në lidhje me thirrjen publike mund të bëhen përmes adresës: registry.mk@undp.org , me shënim për thirrjen publike. Pyetjet mund të dorëzohen deri më 01.12.2022 , ndërsa përgjigjet e kërkesave do të dërgohen me shkrim brenda 3 ditëve nga marrja e kërkesës. Për transparencë më të madhe, të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të postohen në faqen e internetit të UNDP-së.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE:
Aplikacionet e kompletuara (me dokumentacion të plotë) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (në CD ose USB) në një zarf të mbyllur që tregon thirrjen publike, me postë rekomande ose personalisht, gjatë ditëve të punës (nga e hëna në të premte. ), nga ora 09:00 deri në 15:00, në adresën e mëposhtme:

Komuna e Gostivarit
Bulevardi Braqa Gjinoski, nr. 61
Kodi postal: 1230 Gostivar

Aplikimet që do të arrijnë pas afatit të dhënë do të shqyrtohen vetëm nëse në vulën postale qëndron data e dërgimit, e cila është e mëhershme se afati zyrtar i fundit.
Në anën e jashtme të zarfit duhet të qëndrojë titulli i Thirrjes Publike për propozim-projekte, emri i plotë dhe adresa e parashtruesit, emri i plotë i projektit dhe fjalët në vijim: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Nëpunësi komunal do të lëshojë vërtetim për pranimin e dokumenteve të dorëzuara. Të gjithë parashtruesit e projektit, qofshin të pranuar apo të refuzuar, do të njoftohen me shkrim për vendimin e tyre për propozimin e tyre të projektit brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në ueb faqen e komunës www.gostivari.gov.mk dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës.
DOKUMENTACIONET:

Aneksi-1-Propozim-projekt

Aneksi-2-PASQYRË-E-BUXHETIT

Aneksi-3-Korniza-logjike

Aneksi-4-PLANI-I-AKTIVITETEVE-DHE-DUKSHMËRIPROMOVIM-I-PROJEKTIT

Aneksi-5-FORMULAR-ME-TË-DHËNA-ADMINISTRATIVE-PËR-PARASHTRUESIN

Aneksi-6-FORMULAR-ME-TË-DHËNA-FINANCIARE-PËR-PARASHTRUESIN

Aneksi-7-DEKLARATË-PËR-PËRSHTATSHMËRI

Aneksi-8-DEKLARATË-PËR-FINANCIM-TË-DYFISHTË

Aneksi-9-Listë-për-kontrollim

Aneks-10-AL
aneks 11 – AL
Аneks 12