Merr formë parku inkluziv social në parkun e madh të Gostivarit

Brenda parkut të madh të qytetit, po punohet me intensitet për ndërtimin e 675 metra katrorë park inkluziv, ku fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta, do të shoqërohen dhe do të luajnë së bashku.

Këto ditë, sipërfaqja u shtrua me tartan për sigurinë e vizitorëve si dhe filloi vendosja e rekuizitave të sigurta.

Kjo vjen si rezultat i aplikimit të Komunës së Gostivarit në Byronë për Zhvillim Rajonal të Pollogut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.