Kryetari Arben Taravari në takim me përfaqësuesit e USAID-it

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ekipin e Projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, i udhëhequr nga Bardhyl Marku.

Në takim i duskutuan rezuktatet e Projektit të USAID-it në Komunën e Gostivarit, në kuadër të Memonrandimit të bashkëpunimit, të fokusuar në përmirësimin dhe promovimin e kapaciteteve për rritjen e shkallës së vetëqëndrueshmërisë financiare.

Rezultatet Projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve ka vlerësuar se gjatë këtyre 18 muajve janë pozitive, duke nisur nga rritja e të hyrave vetanake mbi 7.1% dhe mbledhja e tatimit në pronë është rritur për 0.26%. Po ashtu ka pasur rritje të transparencës buxhetore për 50%, nuk ka regres nga Indeksi i transparencës buxhetore, ndërsa Komuna e Gostivarit, sipas USAID-it, vazhdon të qëndrojë në grupin e komunave me nivel të mirë transparence.