Dialog social “Mëso me mençuri, puno profesionalisht“

,

Sektori për Arsim pranë Komunës së Gostivarit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, organizuan dialogun social me moton “Mëso me mençuri, puno profesionalisht“, që për qëllim ka rritjen e numrit të paraleleve për mësim dual në shkollat e mesme profesionale dhe inkuadrimin e kuadrove profesionale në kompanitë e Gostivarit.

Në këtë aktivitet, morën pjesë nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të shkollave të mesme profeisonale, si dhe kompanitë e përfshira në këtë program.

Në takim i pranishëm ishte edhe kryetar i i komunës së Gostvarit, Arben Taravari i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se në shoqërinë e sotme gjithnjë e në zhvillim dhe konkuruese, dituria është fuqi.

“Të kesh aftësitë dhe edukimin e duhur, është thelbësore për sukses. Kemi punuar pandërprerë që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë kushtet më të mira në shkollat profesionale dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës”, theksoi ndër të tjera kryetari Taravari.

Mësimi dual zhvillohet në tri shkolla të mesme komunale të Gostivarit, nga viti 2019 dhe tendenca është që tregut të punës t’i oforhet kuadër i trajnuar. Vlen të theksohet se për këto tri vite, është rritur interesimin për shkollat profesionale në Gostivar, me çka tregut të punës i ofrohen gjithnjë e më shumë kuadro profesionale.
Fushata e dialogut social “Mëso me mençuri, puno profesionalisht” është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në RMV dhe Odat ekonomike në vend.