Ditë zie për viktimat e tërmetit – Komuna e Gostivarit uli në gjysëmshtizë flamujt

 

Komuna e Gostivarit ka ulur në gjysëmshtizë flamujt me rastin e shpalljes ditë zie ditën e sotme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Ndryshe, Qeveria gjatë ditës së djeshme në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka marrë vendim që në ditën e sotme (13 shkurt) flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Vendimi është marrë në shenjë solidarizimi dhe nderimi të numrit të lartë të viktimave nga lëkundjet e tokës më 6 shkurt.