Komuna e Gostivarit ndan mjete financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Me një minutë heshtje në nderim të viktimave, Këshilli i Komunës së Gostivarit nisi seancën ku me propozimin të kryetarit Arben Taravari, Këshilli i Gostivarit, votoi ndihmë financiare në vlerë prej 300.000 denarë të ndahen nga buxheti i pushtetit lokal të Gostivarit për të ndihmuar popullatën e prekur nga tërmeti katastrofal i 6 shkurtit në Turqi.

Propzoimi i kryetarit Arben Taravari kaloi unanimisht nga këshilltarët.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit gjatë ditëve të tërmetit lëshoi ekipin e zjarrfikësve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.