Mbledhje konstituive e përbërjes së re të Këshillit lokal ekonomiko-social të Komunës së Gostivarit

Në mbledhjen e sotme, ku të pranishëm ishin kryesuesi i Këshillit të Komunës, Valbon Limani dhe Azra Sadiku nga komuna, u caktua përbërja e re e Këshillit lokal ekonomiko-social – Gostivar, si trup i përbashkët këshilldëhënës i Komunës së Gostivarit.

Ky organ përbëhet nga përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave, Konfederatës së Sindikatave të lira, Organizata e punëdhënësve dhe përfaqësues të shhkollave të mesme si dhe organizata të shoqërisë civile.

Kujtomë, se në kuadër të projektit “Avancimi i dialogut social në bashkësi”, i mbështetur nga qendra ndërkombëtare “Ollof Pallme”, organizata Adi e ka ndërmarrë nismën në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit ta rithemelojnë këtë trup këshilldhënës.