Taravari në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Të investohet në të drejtat e këtyre njerëzëve të mirë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, në një cermoni rasti dhe në bashkëpunim me shoqatat rome, në ambientet e Komunës së Gostivarit, 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve, kam një urim të veçantë për këta njerëz të mrekullueshëm që dinë t’a shijojnë jetën kaq shumë!
Të drejtat e tyre shpesh herë vihen në rrezik nga dominimi i shumicës, e cila si çdo dominim i udhëhequr nga paragjykimet është e padrejtë. Apeloj që margjinalizimi i tyre të marrë fund dhe të investohet në maksimum në të drejtat e këtyre njerëzëve të mirë”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Kryetari Arben Taravari gjithashtu ndau mirënjohje për shoqatën e Esnafëve Romë të Gostivarit dhe për Kashmir Saliu, nënkryetar i partisë FDR, për kontribut të veçantë në luftën për të drejtat dhe afirmimin e komunitetit rom në vendin tonë.

Kujtojmë se Komuna e Gotivarit është komuna e vetme në rajon në të cilën valvitet flamuri rom në komunë.