Kryetari Arben Taravari ia dhuroi çelësin e qytetit ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot i ndau “Çelësin e qytetit”, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që si kryetar komune t’i ndaj “Çelësin e qytetit”, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj. Ky çmim ndahet për persona të cilët ke besim dhe kanë ndikim në shoqëri, kurse biografia e ministrit Mehaj është mbreslënëse, një profesionist i dëshmuar, andaj jam krenar që sot t’ia ndaj këtë çmim”, deklaroi kryetari Arben Taravari.

Ministri Armend Mehaj falënderoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin për ftesën dhe mikpritjen duke theksuar “Çelësi i qytetit” e obligon atë që gjithmonë ta ketë në zemër Gostivarin dhe banorët e Gostivarit.

“Falënderoj kryetarin e Komunës së Gostvarit, Arben Taravarin për mikëpritjen për nderimin që ma keni bërë. Kjo më bën mua ta kem gjithmonë në mendje dhe në zemër Gostivarin dhe banorët e tij”, u shpreh ministri Mehaj.