Komuna e Gostivarit dhe Klubi i Shahut “Gostivari” organizuan turneun ndërshkollor të shahut

,

Komuna e Gostivarit dhe Klubi i Shahut “Gostivari” organizuan turneun ndërshkollor të shahut

65 nxënës nga të gjitha shkollat fillore të Gostivarit, morën pjesë në turneun ndërshkollor të shahut që u organizua nga pushteti lokal në bashkëpunium me Klubin e Shahut “Gostivari”. Turneu u zhvillua në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”.

Nxënësit pjesëmarrës kishin nga shtatë xhiro deri në finale.

Pos garimit, ky aktivitet ka rëndësi të veçantë, pasi fëmijët dalin nga rutina e tyre e përditshme, duke u miqësuar dhe argëtuar.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit kohë më parë organizoi edhe trajnim të mësimdhënësve për shah, pasi MASH ka filluar projektin me të cilin shahu do të vendoset si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore.