Promovohen investimet në Shkollën e Mesme Teknike “Gostivari”

,

Në kuadër të Memorandum bashkëpunimit mes Komunës së Gosivarit dhe Shkollës së Mesme Teknike Komunale “Gostivari”, sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari promovoi investimet më të reja në këtë shkollë.

Bëhet fjalë për realizimin dhe përfundimin e çatisë së shkollës me sipërfaqe prej 3000 metre katrorë si dhe lyerja e pjesëve të brendshme dhe të jashtme të objekteve shkollore me sipërfaqe prej 2000 metra katrorë.

Po ashtu u promovua edhe parkingu i ri i shkollës ku mund të parkohen 150 vetura për nevojat e shkollës me çka do të lehtësojë dukshëm komunikacionin rrugor, posaçërisht gjatë fluskit të mërgimtarëve.

Në ndërkohë, në këtë shkollë vijon renovimi i tërësishëm është i objektit të vjetër të shkollës, kurse në proces është projekti i GIZ në vlerë prej 510.000 euro i cili parasheh furnizim të pajisjeve moderne për kabinetet, që do të krijojë lehtësim për punën e mësimdhënësve dhe ngritjen e nivelit të profesionalizmit për nxënësit e kësaj shkolle.