Përfundojnë punimet në SHFK “Forina”, Limani falënderon banorët për kontributin

,

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim Zyrën për Investime Kapitale pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përfundoi punët e realizuara në SHFK “Forina”.

Punët e realizuara të këtij projekti janë fasadimi i shkollës, dritare të reja si dhe pajisje të reja shkollore.

Në promovimin e këtyre ivnestimeve ishte e pranishme udhëheqësja e Sektorit të Arsimit pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe si dhe kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani i cili falënderoi banorët e fshatit Forinë të cilët gjithashtu ndihmuan në realizimin e këtyre projkteve. Kryetari i Këshillit, Valbon Limani po ashtu nënvizoi se Komuna e Gostivarit vazhdon të financojë revistën shkollore “Nxënësi”.

Investimet në edukimin parashkollor dhe shkollor, mbeten prioritet i Komunës së Gostivarit për shkak se investimet në arsim janë investime në ardhmëri.