Ekspozohen punimet artistike të nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me “CIVIL” organizuan panair me punimet e nxënësve të shkollave fillore, me temë “Bashkë për një të ardhme më të mirë”.
Brenda hapësirave të komunës u ekspozuan punimet artistike të realizuara nga nxënësit e 8 shkollave fillore, ndërsa Komuna e Gostivarit dhe “CIVIL”, pjesëmarrësve u ndanë mirënjohje dhe dhurata.
Me këtë rast, fjalim rasti mbajti edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili ndër tjera theksoi se Komuna e Gostivarit vazhdimisht zbaton projekte të përbashkëta me “CIVIL”.

“Me ‘CIVIL’ realizuam edhe një projekt të përbashkët. Bëhet fjalë për një projekt të suksesshëm ku nxënësit nga 8 shkolla fillore kanë pikturuar piktura me temë “Për një të ardhme më të mirë”. Shpresoj se projektet tona të përbashkëta t’i realizojmë me qëllim që t’i motivojmë të rinjtë dhe fëmijët për të pasur një të ardhme më të mirë”, u shpreh kryetari Arben Taravari.