Një delegacion nga Koxhaeli vizitoi komunën e Gostivarit

18.05.2018

Një delegacion nga komuna Kartepe të Koxhaelit (R. e Turqisë) i udhëhequr nga nënkryetari i komunës Abdullah Yilmaz vizitoi komunën e Gostivarit me ç’rast u prit nga kryetari Arben Taravari.
Kryetari i komunës Arben Taravari i njoftoimysafirët nga Turqia me gjendjen aktuale nëkomunën e Gostivarit dhe për miqësinë tradicionale me shtetin dhe komunat turke.
Nënkryetari Yilmaz e njoftoi kryetarin Taravari për idenë e tyre që më 4 dhe 5 gusht në Gostivar të mbahet një festival i titulluar
“Vlerat e harruara”, në të cilin do të promovohen vlerat tradicionale dhe folklorike të të dy komunave mike.
Në takim u ra dakord që ky festival të realizohet dhe i njëjti do të financohet nga Unioni i Komunave Turke në Botë, ndërsa do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit. Për koordinator u përzgjodh  Gëzim Haxhiejup, i punësuar në Komunën e Gostivarit.
Ndryshe, ky do të jetë festivali i katërt i këtij lloji, konkretisht i dyti me radhë që mbahet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shërbimi për informim