Konvikti i nxënësve në Gostivar bëhet me terren për streetball
16.07.2018
Konvikti i nxënësve në Gostivar, vazhdon me realizimin e projekteve të njëpasnjëshme shumë të rëndësishme për krijimin e kushteve e sa më të mira për qëndrim dhe rekreim të nxënësve që e frekuentojnë këtë Konvikt, të gjitha këto falë angazhimit personal të drejtorit Shpend Sulejmani dhe mbështetjes nga Komuna e Gostivarit dhe donatrëve të shumtë.
Proejkti i fundit i realizuar në këtë Konvikt është vendosja e pajisjes për streetball.
“Pas rregullimit të kushteve të brendshme hapësinore, adaptimit të një hapësire si kabinet për fëmijët me autizëm dhe rregullimit hortikulturor të oborrit, projekti i radhës është vendosja e pajisjes për streetball, ku nxënësit e sistemuar në këtë konvikt të mund të merren edhe me këtë aktivietet rekreativo-sportiv”, thotë drejtori i konviktit, Shpend Sulejmani.
Shërbimi për informim