Gjatë fundjavës, në Gostivar u realizuan dy aktivitete në kuadër të “Ditëve të Mërgimtarëve”

23.07.2018

Edhe fundjava që lamë pas kaloi në shenjën e manifestimit “Ditët e Mërgimtarëve” në organizim të Komunës së Gostivarit dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës.

Të shtunën në Qendrën për Kulturë u shfaq premiera e filimit të metrazhit të shkurtër “Real firends” (Shokët e vërtetë) në regji të regjisorit të ri gostivaras Alban Fetai, kun ë rolij kryesor u shfaq aktori I mirënjohur kosovar Çun Lajçi. Premierën e ndoqën minsitri I cultures Asaf Ademi, zëdhënësi i Komunës së Gostivarit Jasin Demiri, myftiu i Gostivarit Shqair ef. Fetahu dhe personalitete të tjera nga jeta shoqërore.

E diela ishte e rezervuar për argëtimin e të rinjve. Në amfiteatrin veror te shëtitorja e lumit Vardar, u organizua një Aheng multietink (Multiethnic Party), ku dixhejë të nacionaliteteve të ndryshme bënë muzikë për të argëtuar rininë e Gostivarit.

Dita e sotme u kushtohet fëmijëve. Në ora 18:30, në amfiteatrin veror do të organizohet “Dance ballet me fëmijë”.

Shërbimi për informim